Shumë studime të kaluara kanë gjetur pak lidhje midis fenomenit “selfie” dhe narcizmit ndërkohë që studime të tjera nuk kanë gjetur ndonjë lidhje dhe ka studime që thonë se meshkut kanë një lidhje më të fortë me këto të dyja sesa gratë.
Kjo mospërputhje në rezultatet e studimeve mund të jetë sepse jo të gjitha fotografitë janë njësoj. Studiuesit kanë treguar që individët narcisistë bëjnë më shumë selfie vetëm sesa me njerëz të tjerë dhe ndërsa studiuesit janë përqendruar shumë në atë se si shpeshtësia e bërjes së selfie-ve lidhet me personalitetin, disa studime kanë treguar pse njerëzit bëjnë selfie.
Hulumtimi i ri nga psikologu Erin Koterba dhe kolegët e tij, botuar së fundmi në revistën “Media Psychology”, ka shqyrtuar këtë çështje.
Narcisizmi përkufizohet si një perceptim madhështor për veten, me një dëshirë për t’u admiruar dhe mungesë empatie për të tjerët. Pyetësorët e personalitetit që matin narcizmin e ndajnë këtë tipar në disa pjesë:
Autoriteti: Ndjenja se dikush është i rëndësishëm dhe duhet të jetë përgjegjës për njerëzit e tjerë
Shfrytëzimi: Ndjenja se dikush nuk meriton privilegje të veçanta dhe është i gatshëm të përfitojë nga të tjerët
Ekspozimi: Dëshira për të qenë qendra e vëmendjes.
Në studim, 276 studentë bënë një pyetësor që maste dozën e narcizmit, pastaj i’u kërkuan të tregojnë sa selfie kanë bërë për një javë, sa nga ato kanë qenë vetëm dhe sa kanë qenë selfie me të tjerë. Të anketuarit gjithashtu i’u përgjigjën një pyetjeje në të cilën ata renditnin se çfarë i motivon të bëjnë selfie.
Rezultatet treguan se një aspekt i veçantë i narcizmit, ekspozimi, ishte tipari i vetëm i personalitetit i lidhur me fenomenin.
Studiuesit treguan me përqindje përgjigjet e studentëve që lidheshin me narcizmin.
- Për shembull, 29.5% e të anketuarve thanë se “Unë mendoj se jam tërheqës dhe nuk kam asnjë problem ta tregoj atë,”
- 23.3% e tyre thanë “Dua të ndaj përvojat e mia me miqtë e mi”.
- 22.80% treguan se postojnë selfie për shkak të punës. “Unë jam një modele dhe fotografia është puna ime.” tha një vajzë.
Rritja e vetëvlerësimit. 15.54% e tyre thanë se në këtë mënyrë mund të ndihen më mirë me veten e tyre.
Është trend. 3.1% e të rinjve e pranuan se postojnë selfie sepse kështu bëjnë dhe shoqëria e tyre.
Siç mund ta shihni nga lista e mësipërme, motivet narciziste ishin më të zakonshmet por kjo përbënte vetëm një të tretën e arsyeve, çka do të thotë se 70% e të anketuarve bëjnë selfie për arsye të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me narcisismin.
Studiuesit tregojnë se akoma më interesante ishte fakti që këto motive narcisiste nuk ishin të lidhura me nivelin e narcizmit të pjesëmarrësve. Pra, nëse 30% e të anketuarve kishin motive narciziste për të postuar selfie, a do të thotë kjo se të rinjtë janë narcisistë?
Duke pasur parasysh se këto motive nuk ishin të lidhura me nivelin e narcizmit të të anketuarve, studiuesit theksojnë se të rinjtë kanë tendencë të jenë më të përqendruar te vetja, por jo domosdoshmërisht më narcisistë.
Gjithashtu, studiuesit duhej të kodifikonin përgjigjet dhe më pas ata i interpretuan si një nga gjashtë kategoritë e motivit.
Për shembull, Rritja e vetëvlerësimit u rendit vetëm nga një numër i vogël (15%) i pjesëmarrësve si një motiv për postim selfie, por mund të jetë që njerëzit nuk e rendisin me vetëdije si arsyen e tyre kryesore për të marrë selfie, edhe nëse rritja e vlerësimit është motivi i tyre themelor.
Kështu që ata mund të thonë, unë postoj selfie sepse “Jam i lumtur me trupin tim dhe dua ta tregoj atë”, por kjo do të thotë “Kam punuar shumë për të qenë i lumtur me trupin tim dhe dua që të tjerët ta shohin këtë dhe ndjehem i fortë gjithashtu “ose” Më në fund jam i lumtur me mënyrën se si dukem, por prapë kam nevojë që ta vërtetoj këtë nga të tjerët “.
Në fakt, disa studime kanë treguar se narcizmi i prekshëm, një formë e narcizmit që është më introverte aty ku njerëzit janë midis krenarisë dhe turpit, shoqërohet me selfie në lidhje me pamjen fizike. Kjo tregon që një selfie ndonjëherë mund të tregojë pasiguri.
Si përfundim, ky hulumtim ka treguar se lidhja e narcisizmit me selfie-t është një pjesë e vogël e një panoramë më të madhe.(Psychology today, gazeta “Si”)