MENU
klinika

I shtruar tek infektivi

Taksisti 60-vjeçar nga Tepelena ndërron jetë nga COVID-i

14.08.2020 - 08:57

Një taksist 60-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë.

Viktima nga qyteti i Tepelenës kishte shfaqur shenja të Covid-19 10 ditë më parë, ndërsa para 5 ditësh është dërguar me urgjencë drejt spitalit Infektiv në kryeqytet.

Mësohet se 60-vjeçari ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme.

Prej tre ditësh vendi ynë vijon të shënojë shifra rekord me të infektuarit nga COVID-19, ku numri total i të infektuarve ka shkuar në 6971, ndër këto raste pozitive janë 3142 dhe janë shëruar 3616 persona.

Kjo është viktima e dytë në qarkun e Gjirokastrës që ndërron jetë nga COVID-19, ndërsa janë 31 raste aktive.