MENU
klinika

Lajm i keq për ata që fillojnë pushimet!

Të mërkurën nisin reshjet e shiut! Ja kur do rikthehet dielli!

04.08.2020 - 19:54

Një lajm i keq për të gjithë ata që kanë zgjedhur që t’i bëjnë pushimet në gusht! E mërkura rikthen reshjet e shiut në vend.

Sipas metorologes Adiola Bani kjo është një shenjë e mirë për përmirësimin e situatës së zjarreve në vend.

“Në orët e vona të natës së sotme pritet ardhja e një sistemi të dendur vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu gjatë paradites deri në mesditë. Duke qenë së do të zgjasin për një kohë të shkurtër do të jetë një situatë kalimtare. Ditën e mërkurë pas mesditës presim përmirësim.

Dita e enjte paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme. Do kemi zhvillim të vranësirave lokale dhe reshje të pakta pas mesditës. Dita e premte dhe fundjava do na sjelle përmirësim të motit duke spostuar reshjet në zonat malore, lindore. Bregdeti do mbetet me kthjellime. Reshjet e ditëve të nesërme do jenë mesatare dhe intensive. Në disa qytete do të bjerë shi mbi 35 mm. Shpresoj ta përmirësojë ndjeshëm këtë situatën e zjarreve në vend”, tha meteorologia.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!