MENU
klinika

Sipas notave mesatare

Tetë kuqezinj në Serie A, tre në 100 më të mirët

04.08.2020 - 19:45

Si asnjëherë më parë, janë 8 futbollistë të Kombëtares shqiptare që u aktivizuan në sezonin e fundit në Serie A. Tre prej tyre janë përzgjedhur në “Top 100” të këtij sezoni nga “Tuttomercatoëeb”, duke marrë për bazë notat mesatare.

Pozicionin më të lartë në listën e më të mirëve e mban Etrit Berisha, i cili renditet në vendin e 15-të në klasifikim. Një befasi, pasi ekipi i tij SPAL u rendit i fundit. Gardiani shqiptar ka notën mesatare 6,44, duke qenë padyshim një nga portierët më të spikatur të Serie A.

I dyti për nga shqiptarët është portieri tjetër Thomas Strakosha, që renditet në vendin e 56-të, me një mesatare note prej 6,21 për këtë edicion. TMË thekson se Strakosha është i besueshëm dhe ka vazhdimësi, me Lazion që do të luajë në Champions.

Shqiptari i tretë mes 100 më të mirëve të këtij sezoni është Marash Kumbulla. Zbulimi i edicionit te Verona mban vendin e 75-të me mesataren 6,17 dhe portali në fjalë thekson se ai ka lënë mbresa sidomos deri në periudhën para ndërprerjes së pandemisë.

Jashtë 100-shes mbeten Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Kastriot Dermaku, Emanuele Ndoj e Giacomo Vrioni, por me futbollistin e Atalantës, i cili i afrohet më shumë këtij grupi elite, pasi ka pasur një mesatare mbi 6 gjatë këtij edicioni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN