MENU
klinika

Zyrtarizimi nga klubi

Tirana vijon me përforcimet, vjen tjetër maqedonas

12.08.2020 - 17:05

Klubi bardheblu nuk ndalet në merkato, duke përforcuar ekipin në prag të ndeshjes së parë eliminatore të Champions League, ku sic dihet, do të ndeshet me Dinamo Tbilisi në Gjeorgji me tek ndeshje. Filip Najdovski është zyrtarisht futbollist i Tiranës.

Së fundmi ka qenë klubi që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar afrimin e mesfushorit me tipare sulmuese, i cili është bashkuar me skuadrën në Pogradec, ku po zhvillon fazën përgatitore.

Najdovski sezonin e fundit ishte pjesë e kampionëve të Vardarit, ku ishte një nga lojtarët më të spikatur në këtë skuadër. Futbollisti vite më parë ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.  Më herët në skuadër bardheblu janë afruar edhe sulmuesi Avdijaj, si dhe mbrojtësi Toshevski.

NJOFTIMI I KLUBIT:

“Filip Najdovski vishet bardheblu! Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Filip Najdovski. Mesfushori me tipare sulmuesi ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. 27 vjecari i është bashkuar sot skuadrës në Pogradec ku po zhvillohet faza përgatitore. I urojmë suksese me fanellën e re.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN