MENU
klinika

Nga teknikët e 5 ligave kryesore

Trajneri që fitoi trofeun e parë më shpejt

08.08.2020 - 17:03

Edhe pse viti i parë si trajner i parë, ai ka regjistruar një rekord, që në ditët e sotme është e vështirë. Mikel Arteta është tekniku që fitoi trofeun e parë më shpejt se të gjithë të tjerët nga trajnerët në 5 ligat kryesore evropiane.

Vetëm 212 ditë iu deshën spanjollit për të triumfuar në Kupën e Anglisë duke drejtuar Arsenalin. Ai mori drejtimin e topçinjve pas shkarkimit të Unai Emery, duke lënë punën si ndihmës i Pep Guardiola-s te Manchester City.

Arteta zbret nga froni Diego Simeonen, kur në 2006 pati fituar Superkupën e Argjentinës nën drejtimin e Estudiantes. 298 iu deshën Simeones për të marrë trofeun e parë, pra 86 ditë më shumë se trajneri aktual i Arsenalit.

Vendi i tretë i takon Guardiola-s, që fitoi titullin kampion te Barcelona B për 333 ditë në drejtim. Vendi i katërt është shumë larg dhe mbahet nga Zidane, me 704 ditë, por francezi i dha Champions League ekipit të Real Madrid.

Vend i pestë për Mourinhon, që fitoi trofeun e parë me Porton pas 957 ditësh, duke triumfuar në Champions League në vitin 2003. Në pozicionin e gjashtë renditet Antonio Conte, duke fituar titullin në Serie B pas 1065 ditësh nën drejtimin e Barit.

Vend i shtatë për Ancelottin, që mori trofeun e parë në vitin 1999 duke drejtuar Juventusin pas 1516 ditësh. Pastaj vjen Benitez, Klopp dhe mbyll 10-en Tuchel, që mori kupën e Gjemanisë me Dortmundin pas 3 mijë e 800 ditësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Italianët dominojnë me 5 dyshe goleadorësh

10 çiftet e shënuesve më të mirë në 5 ligat kryesore

Portierët që pritën më shumë 11-metërsha

Lojtarët që humbën më shumë penallti në shek.XXI