MENU
klinika

Rikthim i trendit të vitit 2000?

Trendi i radhës për emrat e bebeve është i çuditshëm!

07.08.2020 - 10:48

Nëse do të bëheni, ose planifikoni të bëheni me bebe së shpejti, me siguri keni kaluar shumë kohë online për të gjetur emrin që do t’i përshtatet fëmijës suaj. Dhe nëse ende nuk e keni gjetur, ne jemi këtu për t’ju njohur me trendin e fundit.

Kemi dëgjuar lloj-lloj emrash, sidomos vitet e fundit. Ndonjëherë prindërit nuk e mendojnë gjatë emrin dhe jo të rralla janë rastet kur ata pendohen për emrat që u vendosin vogëlushëve të tyre.

Në përpjekje për të gjetur emrat më të pazakontë për fëmijët, duket se shumë prindër janë orientuar drejt markave të njohura të veshjeve dhe bukurisë për t’i pasur si frymëzim.

Jewellerybox ka zbuluar se trendi i fundit për sa u përket emrave të fëmijëve janë pikërisht brandet e famshme.

Për vajzat, emrat Chanel dhe Armani rezultuan ndër më të preferuarit, ndërsa emrat e djemve ishin Valentino dhe Kenzo.

Kishte 16,290 fëmijë të quajtur Armani në Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A. që nga viti 2000, ndërsa emrat më pak të përdorur ishin ato të markave si Boss dhe Rimmel.

Hidhini një sy listës së plotë …

Emrat e vajzave të frymëzuar nga markat e njohura:

Chanel

Armani

Dior

Dolce

Estee

Omega

Yves

Cartier

Nivea

Emrat e djemve të frymëzuar nga markat e njohura:

Valentino

Kenzo

Armani

Salvatore

Cavalli

Dior

Yves

Klein

Hermes

Cartier

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?