MENU
klinika

Vazhdon "luftën" me Kinën

Trump jep 45 ditë afat për të shitur TikTok-un

03.08.2020 - 12:01

Presidenti amerikan, Donald Trump duket se është larguar nga kërcënimi i ndalimit të aplikacionit kinez për video të shkurtëra TikTok, ai i ka dhënë kompanisë kineze 45 ditë afat për të shitur TikTok-un në Microsoft.

Derisa Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të ndalojë aplikacionet kineze të mediave sociale, përfshirë TikTok, si pjesë e luftës tregtare kundër Kinës, një deklaratë e re erdhi nga Microsoft, e cila po negocion për të blerë TikTok nga kompania kineze e teknologjisë ByteDance.

Gjigandi i teknologjisë me bazë në SHBA, Microsoft njoftoi se pas takimit me Presidentin Trump, kanë vazhduar të negociojnë për të blerë aplikacionin me video të shkurtëra TikTok. Ky takim u konsiderua si një shenjë e tërheqjes nga kërcënimi i Trumpit për ndalimin e TikTok.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”