MENU
klinika

E vërtetë apo premtim elektoral?

Trump: Vaksina mund të jetë gati para zgjedhjeve në SHBA

07.08.2020 - 08:00

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA.

Nuk dihet nëse ky është një lajm i vërtetë apo një premtim elektoral i Trump për të tërhequr sa më shumë vota, pasi sondazhet e nxjerrin disa pikë mbrapa kundërshtarit të tij Joe Biden, megjithëse Trump ka thënë se nuk po e bën këtë për të marrë vota.

“Nëse do të kishte një president tjetër përveç meje, nuk do të mund të flisnit për vaksinën për dy vjet. Ju e dini këtë. Unë nuk po e bëj këtë për të marrë vota. Po e bëj sepse është e gjëja e duhur. Po e bëj për të shpëtuar jetën e njerëzve”, tha Presidenti i SHBA.

Ai tha se po punohet me ritme të shpejta që vaksina të jetë gati në një kohë sa më të shkurtër, duke shpresuar që të vihet në dispozicion të shteteve para 3 nëntorit.