MENU
klinika

Dëmtohet “Paolina Borghese”

Burg dhe 30 mijë euro gjobë turistit austriak

03.08.2020 - 16:20

        Skulptura me vlera antike nga Antonio Canova, “Paolina Borghese”, në muzeun e Possagno-s (Treviso), ka pësuar dëmtime. Shkak është bërë një turist austriak, i cili kishte bërë një selfie pranë saj, sipas agjencisë italiane ANSA./Konica.al

Turisti u arratis, pa e kuptuar se ishte filmuar nga kamerat e muzeut, ndërsa tani rrezikon pesë vjet burg, si dhe gjobën deri në 30 mijë euro. Lajmin e bëri të ditur kritiku i njohur italian i artit, Vittorio Sgarbi, i cili është njëherazi dhe president i fondacionit “Antonio Canova”.

“Pas rihapjes së muzeve, mes të cilëve edhe ai i Possagno-s, ka një episod të bujshëm, që nuk vjen nga vizitorët italianë ose nga qytetarë jo të BE-së, por nga një turist austriak, që ka vendosur të pozojë për një selfie, i ulur pranë skulpturës Borghese Paolina, duke i thyer gishtërinjtë statujës”, – tha Sgarbi.

Ndërsa shtoi më tej: “Kërkoj nga policia dhe drejtësia, qartësi dhe rreptësi, që të identifikojë vandalin e pavetëdijshëm dhe që ai, të mos ia hedhë pa u ndëshkuar”.