MENU
klinika

Habit me deklaratën aktori me origjinë shqiptare

“Vëllai do ishte gjallë nëse do konsumonte kanabis!”

21.08.2020 - 14:45

Aktori Jim Belushi ai beson se vëllai i tij John Belushi do ishte akoma gjallë nëse do kishte konsumuar kanabis.

Në premierën e “Groëing Belushi”, një emision që fokusohet në përpjeket e aktorit me origjinë shqiptare për të rritur fermën e tij legale të kanabisit në Oregon, ai foli për vëllain e tij që vdiq në moshën në 33 vjeçare nga një mbidozë e kokainës dhe heroinës në Chateau Marmont në Los Angeles në vitin 1982.

Jim Belushi tha se beson se John vuajti nga enncefalopatia kronike traumatike si rezultat i të luajturit futboll në shkollë të mesme.

“Unë e di se kishte dëmtime në tru. Sapo pati në dispozicion alkoolin dhe drogën, mendoj se i konsideroi si një vetëmjekim,”- tha ai.

CTE është një sëmundje progresive e trurit e cila mund të shkaktohet nga trauma të përsëritura në tru, siç janë ato që vuajnë nga disa futbollistë kur goditen në fushë.