Pas më shumë se një muaji e shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë, Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia e 2 korrikut në Kombinat, ka lënë spitalin!
Gjendja e saj shëndetësore është e përmirësuar, e për pasojë familjarët e kanë marrë nga spitali. Megjithatë, raportohet se Blerta Josifi do të vijojë të jetë nën vëzhgimin e mjekëve ku do t’u nënshtrohet kontrolleve të herëpashershme.
Mbetet për t’u parë nëse Blerta Josifi do të merret në pyetje sërish për të hedhur më tepër dritë nga kjo ngjarje e mbuluar me mister dhe që tronditi opinionin publik.
Si ndodhi ngjarja? Tragjedia e 2 korrikut tronditi opinionin publik. Nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vdekura në shtëpi, e ndërsa Blerta në gjendje të rënduar. Në dëshminë e kësaj të fundit, Anisa kishte vdekur më 27 prill 2019, pra 15 muaj më parë dhe ajo dhe nëna e saj po bënin sakrifica për ringjalljen e Anisës që kishin lexuar në librat fetare.
Ato para 15 vitesh kishin qenë pjesë e Kishës Ungjillore, por prej 6 vitesh nuk shkonin më dhe ritet fetare i kryenin në shtëpi. Në reagimin e Kishës Ungjillore, ato theksonin se çdo fe beson në ringjallje, por kurrsesi nuk predikojnë vetëvrasjen. Për pastorët e Kishën Ungjillore Fitor Muça dhe Akil Pano, pas tyre fshihen sekte satanike.