MENU
klinika

Ja ç'tregohet aty

Videot nga ‘Zona 51’, dëshmi për ekzistencën e jashtëtokësorëve

21.08.2020 - 12:36

Dy video, që besohet të kenë dale nga databazat e ‘Zonës 51’, që njihet për aktivitetin e madh të UFO-ve dhe njëherësh eksperimentet e shumta që bëhen në të, pretendohet të jenë dëshmi e ekzistencës së jashtëtokësorëve.

Në videon e parë mund të shihet një person, i cili e quan veten ‘Victor’, i cili nëpërmjet telepatisë e interviston një jashtëtokësor. Më vonë në video shfaqet përsëri i njëjti person, vetëm që kësaj here pas plot njëmbëdhjetë vitesh, duke folur për intervistën e tij të famshme.

Në videon e dytë mund të shihet një jashtëtokësor me ngjyrë të hirtë dhe në video thuhet që video ishte incizuar pas incidentit të Rosuellit në vitin 1950.

Është interesant fakti që në të dyja videot jashtëtokësorët duken identikë dhe kanë edhe lëvizjet e njëjta. Në videon e parë ‘Victor’-i thotë që jashtëtokësorët kanë disa lloj thjerrëzash në sy, gjë kjo që mund ta shpjegojë faktin pse ata nuk i lëvizin qepallat e syve, ndërsa më vonë ‘Victor’-i tregon se jashtëtokësorët u referohen njerëzve me fjalën ‘Anije’, në të cilën shpirti mund të futet dhe mund të dalë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”