MENU
klinika

Zjarret në Fier

Vijojnë flakët me intesitet të lartë, rrezikohet asfiksimi i zjarrëfikësve

30.08.2020 - 10:54

Vazhdon të jetë ende aktive vatra e madhe e zjarrit e cila ka përfshirë prej 4 ditësh zonën me pyje në fshatin Drenie të Fierit. Kjo vatër e madhe zjarri ka nisur fillimisht në pyllin e Roskovecit, ndërsa ditën e djeshme ka përfshirë pyllin me pisha ndërmjet Patosit dhe Mallakastrës.

Pavarsisht përpjekjeve të Ministrisë së Mbrojtjes e cila ditën e djeshme ka ndërhyrë me helikopter dhe përpjekjeve të vazhdueshme të zjarrëfikseve në fshatin Drenie vazhdon të jetë aktive kjo vatër zjarri.

Nga vendngjarja raportohet se zjarri është me intensitet të lartë, ndërsa forcat zjarrfikëse të Patosit e kanë shumë të vështirë për të ndërhyrë për shkak të terrenit të thepisur. Shefi Mzsh Patos Alket Halimi thotë ‘se situata është shumë e vështirë dhe se tymi rrezikon asfiksimin e zjarrfikësve’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN