MENU
klinika

"E provuam edhe tek vajza ime"

Vladimir Putin: Brenda pak ditësh gati vaksina kundër COVID-19

11.08.2020 - 10:12

Presidenti rus, Vladimir Putin përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se vaksina e parë në botë kundër COVID-19 do të regjistrohet në Rusi brenda pak ditësh.

Ai thekson se kjo vaksinë do t’i hapë rrugë Covid -19 njësoj si sateliti rus që shkoi i pari në hapësirë.

Më tej ai shton se mjekësia ruse e ka menaxhuar më së miri pandeminë dhe se shkencëtarët rus kanë kaluar fazat e nevojshme të vaksinës.

Vaksina do të jetë shpresë jo vetëm për Rusinë, por për të gjithë botën, shprehet Putin.

“Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda pak ditësh.

Shkencëtarët rusë kaluan fazat e nevojshme të testit.

Mjekësia jonë është ka bërë një punë të mirë me epideminë dhe tani i jep shpresë jo vetëm vendit tonë, por gjithë botës.

Tani vaksina ruse do t ‘ i hapë rrugën të ardhmes pa COVID-19, maska dhe izolim social”, shkruan ai në rrjetin social “Facebook”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ka një kurë”, kompania nga Kalifornia ngjall shpresa

“Kemi zbuluar një antitrup që bllokon 100% koronavirusin”

Historia e pazakontë e mjekut shqiptar

“Para 10 vitesh kemi shëruar një pacient me Covid”