MENU
klinika

I plagosuri me urgjencë në spital

Vlorë/ Motori përplas këmbësorin në ‘rrugën e vdekjes’

02.08.2020 - 11:29

Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në rrugën Transballkanike të qytetit të Vlorës.

Mësohet se motori i një “Fast Food-i” ka përplasur një këmbësor.

Ky i fundit është dërguar në spital me fraktura, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Këmbësori ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga motorri, ndërsa në video shihen edhe njollat e gjakut.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme.