MENU
klinika

Vrau dy biznesmenët

Vrasja e dyfishtë në Laç, Apeli rikthen në burg Kreshnik Tushën

07.08.2020 - 09:52

Gjykata e Apelit të Tiranës ka rikthyer në burg Kreshnik Tushën, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Laç, ku mbetën të vdekur biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Pas arrestimit të Eduart Lamajt, Tusha u lirua nga Gjykata e Kurbinit dhe u la në arrest shtëpie, por ky vendim është prishur nga Apeli, duke e rikthyer në burg.

Tusha kishte vetëm një ditë që sapo kishte dalë nga burgu i Fushë-Krujës, pas përfundimit të një dënimi me 1 vit burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Mbrëmjen e 30 qershorit ai rezulton të jetë qëlluar me katër plumba automatiku, shumë pranë banesës së tij.