MENU
klinika

Çfarë ka ndodhur? Policia rrethon zonën

Vrasja me armë zjarri në Fushë-Prezë: pika kontrolli në Rinas-Fushë, Krujë-Tiranë

03.08.2020 - 17:12

Një person është gjetur i pajetë në Fushë Prezë, në kryqëzimin me Rrugën e Rinasit. Mësohet se është konstatuar i shtrirë në anë të rrugës pa shenja jete një 71-vjeçar.

Paraprakisht dyshohet se i moshuari A. B. ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, pasi ka dyshime se është qëlluar nga një mjet në lëvizje.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku vijon punen per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

Më shumë detaje janë zbardhur nga Policia për vrasjen me armë zjarri të një 71-vjeçari në Fushë Prezë.

Policia thekson se ka mbetur viktimë i moshuar A. B., në rrethana ende të paqarta, ndërsa janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve të krimit.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.