MENU
klinika

Si nisi sherri

Gjirokastër/ Vrau shoferin, arrestohet autori

06.08.2020 - 07:27

Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e së mërkurës Gjirokastrën, pasi u gjet i pajetë një 57-vjeçar brenda mjetit të tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë.

Mihal Thimjo dyshohet se është autori i ngjarjes, të cilin Policia e ka arrestuar në automjetin e tij në rrugën nacionale pranë lagjes së njohur si “Blloku i furrave”.

Mësohet se viktima, Gëzim Saraçi dhe autori i dyshuar, Mihal Thimjo kishin njohje të vjetër familjare me njëri – tjetrin. Madje ditën e ngjarjes, ata kishin drekuar bashkë në Poliçan të Zagorisë.

Mësohet se nga ngjarja edhe autori 33-vjeçar është plagosur në shpatull dhe në këmbë.

NGJARJA

Viktima e ngjarjes, që ka lënë të habitur banorët e zonës malore, është Gëzim Saraçi, banues në fshatin Humelicë të Gjirokastrës.

Babai i tre fëmijëve në moshë madhore, dy vajza e një djalë, ishte një emër i njohur për zonën.

Ai punonte rregullisht në këtë segment rrugor për transport mallrash, drurësh apo inertesh dhe njihej si një person i qetë në zonë.

“Panorama” mëson se autori i dyshuar i krimit po udhëtonte në të njëjtin mjet me viktimën Saraçi, në kamionçinën ku dhe u gjet i pajetë 57- vjeçari. Gjatë rrugës, Saraçi dhe autori dyshohet se kanë pasur një konflikt për motive të dobëta.

Autori i vrasjes e ka goditur me sende të forta në kokë Saraçin, duke bërë që ky i fundit të humbë jetën.

Burimet për gazetën “Panorama” bënë të ditur se autori pas ngjarjes ka telefonuar familjarët e tij, duke u pohuar se “e kishin vrarë”.

Kanë qenë pikërisht familjarët e autorit, të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë gjetur viktimën.

Ndërsa nuk ka pasur asnjë gjurmë nga autori që gjithashtu është plagosur.