MENU
klinika

Por nga artistët…

Walt Whitman: Shpëtimin e kombit mos e prisni nga politikanët

11.08.2020 - 06:52

“Amerika, nëse është ndopak e zgjedhur për rënie dhe shkatërrim, është e zgjedhur përbrenda vetes, jo jashtë saj…

Në vitin 1855, Walt Whitman (31 maj 1819-26 mars 1892) bëri debutimin e tij si poet dhe publikoi “Leaves of Grass.” Ndër gjithë përceptimet e para zhgënjyese të indiferencës së depërtuar nga disa britma të kritikës, poeti i ri mori një letër të mrekullueshme lavdërimi dhe kurajoje nga idhulli i tij- Ralf Waldo Emerson, krijuesi më i fuqishëm i letërsisë së asaj periudhe. Ky gjest i një bujarie të madhe ishte një shtysë për artistin e dëshpëruar, i cili shpejt u bë një nga shkrimtarët më të njohur në vend dhe më pas u njoh si poeti më i madh i Amerikës.

Në fund të viteve 1860, duke punuar si një nëpunës federal dhe pranë ditëlindjes së pesëdhjetë, Whitman shfaqi shqetësimin se demokracisë se re të atëhershme te Amerikës i ishte rritur rreziku i përgënjeshtrimit të esencës së shpirtit njerëzor. Ai u dha zë shqetësimeve të tij në një ese të gjatë të mrekullueshme me titull “Pikëpamjet Demokratike”(democratic vistas), që më pas u bënë pjesë e volumit “Walt Whitman: Poezi dhe Prozë.”

Kritika e Whitman mbi demokracinë Amerikane dhe zgjidhja e propozuar nga ai-e cila bën thirrje për një ngritje të tërësisë së letërsisë në mënyrë origjinale dhe fisnikërore si një mënyrë për të kultivuar mendësinë, karakteret dhe idealet e njerëzve-që zë vend edhe në ditët e sotme, mbase edhe më shumë në këtë çmagjepsje tonën moderne dhe mungese idealizmi, e vënë në pah nga spektakli i një sezoni zgjedhjesh.

Letërsia, argumenton Whitman, i jep formë skelës së vlerave të shoqërisë dhe “është bërë i vetmi mjet i ndikimit moral në botë”– personazhet e saj prototipë i japin kuptim karakterit moral dhe idealeve politike të një kulture. Shumë kohë pas shembjes së strukturave politike të botës antike, ai na kujton, se ajo çfarë mbetet nga Greqia e Lahtë, Roma dhe civilizimeve të tjera të medha, është letërsia. Ai shkruan:

Në çdo kohë, mbase, pika thelbësore e çdo kombi, dhe që nga këtu ajo vetë lëkundet më së shumti, dhe po ashtu lëkund dhe të tjerët, është letërsia kombëtare, në veçanti poemat e saj prototipe. Mbi çdo fushë tjetër, një letërsi origjinale është e sigurt që do të bëhet justifikimi dhe besimi, (në disa aspekte i vetmi besim) i demokracisë Amerikane. Vëtëm pak janë në dijeni së si letërsia vepron mbi të gjitha, i jep çdo gjëje nuancë, i jep formë totalit dhe individualit, dhe, në mënyrë delikatë, me një fuqi të papërmbajtshme, ndërtohet, mbështetet, shkatërrohet në vullnet.

Në civilizimin e sotëm është e pamohueshme që, mbi të gjitha artet, letërsia është dominante, shërben mbi të gjitha- i jep formë karakterit të kishës dhe shkollës- ose çdo fushe tjetër, duke përfshirë këtu edhe letërsinë e shkencës, qëllimi i saj është me të vërtëtë i pakrahasueshëm.

Duke vajtuar materializmin e zbrazët të shoqërisë konsumatore, Whitman shkruan:

Ne i pamë më së miri kohën dhe vendet tona para syve si një fizikan që analizon sëmundjet e rënda. Kurrë nuk ishtë më zemër boshe sesa tani, dhe këtu në Shetet e Bashkuara. Ne duket sikur na ka lënë besimi i vërtetë. Parimeve thelbësore të Shteteve të Bashkuara nuk u besohet verbërisht, (me gjithë këtë tension të ndezur, dhe këto ulëritje melodramatike), as vetë njerëzimit nuk i besohet.

Demokracia e Botës së Re, megjithëse është një sukses i rritjes së masës jashtë vendit ku fshihet, i zhvillimit material, produkteve, dhe i një intelektualiteti sipërfaqësor dhe tejet mashtrues, është, deri tani, thuajse një dështim total në aspektin shoqëror, dhe në besime, letërsi, dhe estetikë… Më kot e kemi shtuar Teksasin, Kaliforninë, Alaskën, dhe kemi arritur veriun për Kanadanë dhe jugun për Kubën. Është në njëfarë mënyre sikur të ishim mbështetur nga një trup i madh dhe tërësisht i pajisur, dhe më pas të ishim lënë me pak apo pa shpirt.

Të dhënit kuptim, mishërimi, mbështetja e një letërsie me modele të mëdha-përmbushja me krenari dhe dashuri e kapacitet maksimal, për të përjetuar ndjenja të mëdha shpirtërore, dhe për të parashtruar të ardhmen- këto, dhe vetëm këto, e kënaqin shpirtin.

Në nuk mund të themi asgjë kundër materialeve reale; por i urti e di që ato nuk bëhen të vërteta derisa të preken nga emocionet, mendja.

Shpëtimtari i shpirtit të kombit, insiston Whitman, nuk është politikani, por artisti:

Duhet që dy apo tre poetë të vërtetë amerikanë, (mbase artistë ose pedagogë) të dalin, të ngrenë horizontin sikur planetet, yjet e magnitudës së parë, me qëllim që, nga fama e tyre, të bashkojnë kontributet, racat, largësitë, së bashku t’i ofrojnë një identitet më kompakt dhe moral, (cilësia për të cilën kemi nevojë sot), këtyre shteteve, më shumë sesa të gjitha kushtetutat, lidhjet legjislative dhe juridike, dhe eksperiencat e deritanishme politike apo materialiste.

Amerika, po bën çdo të mirë në përgjithësi, pavarësisht këtyre partive të çuditshme dhe drejtuesve të tyre, këtyre kandidatëve me gjysmë truri, shumë votuesve injorantë, dhe shumë llafosjesh dhe dështimesh. Janë diletantët, dhe të gjithë ata që i shmangen detyrës, ata të cilët nuk po bejnë mirë… Amerika, nëse është ndopak e zgjedhur për rënie dhe shkatërrim, është e zgjedhur përbrenda vetes, jo jashtë saj.

E vetmja kundërshti, na kujton Whitman, qëndron në duart tona dhe votat që ato mbajnë- në mosshmangien e detyrës sonë si votues. Ai ndan një këshillë me të rinjtë:

Hyni më thellë në politikë… Vijeni veten në dijeni gjatë gjithë kohës; gjithmonë bëni më të mirën e mundshme; gjithmonë votoni.

Roli i qeverisë dhe atyre që janë në fuqi, argumenton ai, nuk është të udheheqin vetëm nga autoriteti-shenjë e diktaturës më shumë sesa e demokracisë- por “të trajnojë komunitete… duke filluar nga individi dhe duke mbaruar sërish po aty, për të udhëhequr veten e tyre. ”Mbi të gjitha, detyra e udhëheqjes demokratike është të lidhë të gjithë kombet, njerëzit, dhe çdo vend sado të largët, në një vëllazëri, një familje”. Shumë dekada para se femra të fitonte të drejtën për të votuar dhe shumë përpara vizionit feminist për njerëzimin të Nikola Tesla, Whitman argumenton se një demokraci e fuqishme është ajo në të cilën gratë janë të fuqizuara dhe të përfshira në mënyrë të barabartë në “vëllazëri”.

Ndonjëherë kam menduar… që rruga dhe kuptimi i vetëm i një sociologjie varet, fillimisht, në një rilindje, ngritje, hapësirë, forcim të femrës… E madhe, shumë e madhe, tejet më madhe nga sa e mendojnë është rruzulli i gruas.

Duke reflektuar mbi rreziqet e pabarazisë së çdo mase, çdo grupi, ai shton:

Nga të gjitha rreziqet ndaj një kombi, nga këto që ekzistojnë në ditët e sotme, nuk mund të ketë rrezik më të madh sesa një sasi e caktuar njerëzish të ndahen nga pjesa e tjetër nga një vijë e vizatuar- ata nuk janë më të privilegjuar se të tjerët, por të degraduar, turpëruar, të pallogaritur.

Mjeti më i rëndësishëm për të rindërtuar një shoqëri më të barabartë, tregon Whitman, është letërsia- një tërësi letërsie që i jep zë nënsipërfaqes, që ngre lart, zgjeron dhe frymëzon shpirtrat e kësaj shoqërie duke iu pasqyruar si pjesë të pashlyeshme të shoqërisë. (Po më kujtohet homologia bashkëkohore, Jackline Woodson, se përse ajo shkruan karakteret e ngjyrës)

Whitman shkruan:

Një letërsi e krijuar së fundi, jo që kopjon dhe reflekton sipërfaqet ekzistuese, apo që kënaq atë që quhet dëshirë… por një letërsi që vë theksin mbi jetën, besimet, në përputhshmëri me shkencën, që përballon elementet dhe forcat me aftësi, që mëson dhe stërvit njeriun- dhe, si rezultat më të vlefshmin të saj, arritja e shpetimit të gruas… duke u siguruar kështu Shteteve një Racë Femërore të fuqishme dhe të ëmbël…- kjo është ajo që nevojitet.

Por fjala më me vend e Whitman është që dedikimi i vërtetë ndaj demokracisë nuk është thjesht një planifikim i sezonit të zgjedhjeve. Në vend të kësaj, ajo përshkon përbërjen e shoqerië dhe duhet të mbështetet në çdo moment dhe aspekt të jetës- diçka që influencohet më së miri nga letërsia:

Larg, larg, tepër larg, në distancë, pikëpamjet tona! Sa shumë është ende për t’u çliruar! Sa kohë duhet për ta bërë këtë botë amerikane të kuptojë që ajo vetë, është, i vetmi autoritet dhe besim! A mos edhe ti, o mik, mendove që demokracia është vetëm për zgjedhje, për politikë, dhe një emër partie? Unë them se demokracia është vetëm për t’u përdorur aty ku mundet të lulëzojë dhe të japë fryte, në format më të lartësuara të ndërlidhjes mes njerëzimit, dhe besimeve të tij- në besim, letërsi, kolegje dhe shkolla- demokraci në jetë private dhe publike.

Letërsia, këngët, estetika, janë parime me rëndësi për një vend, sepse ata mobilojnë materialet dhe sugjerimet e personalitetit të grave dhe burrave të atij vendi, dhe veprojnë mbi ta në qindra mënyra të ndryshme.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit