MENU
klinika

"In Focus"

“Zana” konkurrues në Sarajevë

03.08.2020 - 15:34

        Një film me përmasa ballkanike. Me regji nga Antoneta Kastrati, “Zana”, filmi artistik me metrazh të gjatë, është pjesë e programit “In Focus”, në Festivalin e Sarajevës.

“In Focus” është program që klasifikon filmat e jashtëzakonshëm nga rajoni, që tashmë kanë shënuar sukses të konsiderueshëm në festivalet prestigjioze të filmit në botë.

Filmi “Zana” është drama tronditëse dhe emocionuese që përjeton një grua e re nga Kosova, që përpiqet të bëhet nënë teksa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët, në kohën e luftës.

Ky është filmi i tretë nga Kosova, që bëhet pjesë e Festivalit të Sarajevës, pas njoftimit të mëparshëm për klasifikimin në finale për filmat “Galaktika e Andromedës” dhe “Exil”.

Filmi “Zana”, me producent Casey Cooper Jonson, kishte premierën botërore në Festivalin e Torontos, shtatorin e kaluar. Po ashtu, përfaqësoi Evropën në Festivalin ndërkombëtar në Sydney, Austriali dhe vjen si bashkëprodhim në mes Kosovës, Shqipërisë dhe SHBA-së, i financuar nga Qendra Kinematografike Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuteli i gjuhës shqipe...

“E madhe është gjëma e mëkatit”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit