MENU
klinika

Vendosën shezlongë pa leje

Zaptuan plazhin , nën hetim 4 biznesë në Pogradec

19.08.2020 - 08:10

Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht 4 pronarë subjektesh, pasi kishin zaptuar hapësirë publike (plazh) duke vendosur shezlongë pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të kontrolleve të ushtruara për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, konstatuan 4 subjekte të cilët kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Në vijim të veprimeve të para, specialistët për Hetimin e Krimeve filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

• O. D., 54 vjeç, banues në fshatin Udënisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në hotelin në pronësi të tij në këtë fshat, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa leje.

• R. K., 40 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në hotelin në pronësi të tij në fshatin Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa leje.

• K. H., 35 vjeç, banues në Buçimas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, përgjatë rrugës Pogradec-Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa licensën përkatëse.

• I. H., 27 vjeç, banues në Buçimas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, përgjatë rrugës Pogradec-Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa licensën përkatëse.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.