MENU
klinika

Dinastia Ming?

Zbulohet tavolina e çuditshme e Murit të Madh

04.08.2020 - 16:50

      Daton prej kohës së mbretërimit të perandorit Wanli (1572-1630), nga dinastia Ming. Tavolina, u zbulua në majën e një kulle në Murin e Madh, në veri të Kinës.

Me përmasa 102x62x13 centimetra, tavolina e hershme u zbulua nga një kujdestar, ndërsa po patrullonte seksionin ”Xuliukou” të Murit të Madh, në qytetin Qian’an, të provincës Hebei.

Mbi të, janë të dokumentuar përmes një mbishkrimi, 300 emra dhe tituj të 15 zyrtarëve të dinastisë Ming (1368-1644).

Guo Lifei, zëvendëskurator pranë muzeut në Qian’an, shpjegoi se zyrtarët, emrat e të cilëve janë shkruar në tavolinë, ishin gjeneralët më të rëndësishëm që ndihmuan në ndërtimin e kësaj pjese të Murit të Madh, si dhe ata që e mbrojtën më vonë atë.

Sipas mbishkrimit, tavolina është bërë në vitin 1584 – saktëson, Guo. Ajo mund të sigurojë referenca për studime të mëtejshme, mbi ndërtimin e Murit të Madh dhe hierarkinë në dinastinë Ming – theksoi ai.

Muri i Madh kinez, pjesë e trashëgimisë botërore në UNESCO, përbëhet nga disa mure të ndërlidhura me njëri-tjetrin. Disa pjesë të tij, janë dëmtuar apo shembur dhe kanë nevojë për restaurim të menjëhershëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN