MENU
klinika

Avancon drejt zonave të banuara

Zjarr masiv në Tepelenë, flakët përpijnë kullotat dhe pyjet!

03.08.2020 - 06:57

Zjarret përfshijnë të tjera sipërfaqe me pyje në vend. Këtë të diel një sipërfaqe pylli me pisha ka marrë flakë në kullotat dhe pyjet mes fshatrave Lekël dhe Hormovë në Tepelenë.

Zjarri favorizohet nga era dhe terreni, ndërsa djegia e pyjeve dhe kullotave zënë një sipërfaqe të madhe.

Zjarri po avancon frikshëm në zonat e banuara në fshatin Hormovë.  Në vendngjarja janë angazhuar zjarrfikëse, banorët të fshatrave dhe efektivët e policisë.