MENU
klinika

Ja zonat në të cilat operojnë

Zjarret masive në Shqipëri, Xhaçka: Kemi angazhuar 200 djem e vajza

04.08.2020 - 12:42

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se për djegien e pyjeve në Shqipëri në këto ditë të nxehta vere, janë angazhuar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, 200 djem e vajza.

Xhacka shprehet se djemtë dhe vajzat janë dërguar në Seman, Shkodër e Lezhë, që janë edhe vatra të nxehta zjarri.

Postimi i ministres Olta Xhacka:

Zjarret masive që kanë goditur pyjet e kullotat ditët e fundit kanë marrë përgjigjen tonë të menjëhershme. 200 djem e vajza të Forcës së Armatosur të angazhuar në Seman, Shkodër, Lezhë etj po japin maksimumin për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë kombëtare.

Dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë me çdo mundësi, çdo burim, aset e mjet që kemi.

Por kjo nuk mund të jetë vetëm beteja e FA! Kjo duhet të jetë beteja e të gjithëve ne, e çdo qytetari, e mbi të gjitha e çdo strukture të pushtetit vendor që ligji e ngarkon me përgjegjësi për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë. 🇦🇱

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bussines Insider/ Paralajmërojnë analistët

“Recesioni global është i pashmangshëm”

... e hollë e gjatë si në piktyrë të Botticelli-t"

“Dit’ e verës çkrin dimëri qaset Vera buzëqeshur