MENU
klinika

Ndryshe nga ligat e tjera

Zyrtare, Serie A vendos për datën e sezonit të ri

03.08.2020 - 20:03

Thuajse të gjitha kampionatet kryesore në Europë do të nisin më datë 12 apo 13 shtator, por italianët e kanë parë të arsyeshme që data e rifillimit të aktivitetit kryesor në vend të jetë 19 shtatori.

Vendimi është marrë në këshillin e Ligës së Futbollit që ka spostuar me një javë atë që ishte caktuar fillimisht si datën e mundshme nisjen e aktivitetit. Ndryshimi i kësaj date dhe ngjeshja e padiskutueshme e aktivitetit, do të ngushtojë edhe pushimin gjatë dimrit.

Ndaj pjesa e parë e kampionatit do të mbyllet me 23 dhjetor, ndërsa aktiviteti do të kthehet përsëri më datë 3 janar. Do të ketë shumë ndeshje që do të luhen në mesjava, për të mundësuar që kampionati të mbyllet brenda afatit, më 23 maj, për t’i lënë kohën e duhur kombëtares që të përgatitet për pjesëmarrjen në Europian.

Pjesa më e madhe e klubeve kishin kërkuar që kampionati të niste më 19 shtator, ndërsa Juventus, Lazio, Milan dhe Atalanta kërkonin datën 12 shtator, pa arritur të bindin pjesën tjetër të ekipeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN