MENU
klinika

Rindërtimi

26 zonat e reja do kalojnë në analizë arkeologjike

09.09.2020 - 07:47

Zonat e reja të zhvillimit ku do të ndërtohen banesat e reja që u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit do të kalojnë paraprakisht në një analizë arkeologjike.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore do të kontraktojë edhe shëbrimin për hartimin e raportit të vëzhgimit arkeologjik në 24 zona të reja të zhvillimit dhe do të bëjë dhe hartimin e raporteve të sondazheve arkeologjike për dy zonat e reja të zhvillimit. Kryerja e kësaj hallke i hap rrugë më pas procesit të zbatimit të projektit që do të thotë nisjen e punimeve zbatuese.

“Qeveria shqiptare ka caktuar, nga Fondi i Rindërtimit, një fond të posaçëm për realizimin e veprimtarive arkeologjike dhe ka ngarkuar Institutitn Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore si njësi zbatuese në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.213, datë 11.03.2020, “Për caktimin e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore si njësi zbatuese, dhe për përdorimin e Fondit të Rindërtimit, miratuar në buxhetn e vitit 2020 për financimin e Restaurimit / Rindërtimit të Pasurive Kulturore”.

Kjo detyrë parashikon hartimin e raportove të vëzhgimit arkeologjik dhe sondazhe arkeologjike në 26 Zonat e Reja për Zhvillim për të cilat janë hartuar planet e detyruara vendore në Durrës, Lezhë, Krujë, Laç, Thumanë, Shijak, Kavajë, Fushë-Krujë, Bubq, Vorë, Marikaj, Golem, Tiranë (5 maji, Kodër Kamëz, Shkozë, Baldushk, Vaqarr, Zall Herr, Ndroq, Pezë)” thuhet në dokumente.

Kryerja e këtyre studimeve është detyrim që rjedh nga ligji i vitit 2018 ndërkohë që në zy zona që janë në Durrës dhe në Lezhë dhe saktësisht në pjesën B të qytetit kërkohet vendim i posaçëm për të ndërhyrë.

Subjektet që do të hartojnë raportet duhet të japin një një tablo të përgjithshme, por të qartë mbi pozicionin gjeografik dhe karakteristikat gjeomorfologjike të zonës së vëzhguar sipas zërave të mëposhtëm:

a. Përshkrimi gjeografik duhet të përfshijë një përmbledhje të shkurtër mbi të dhënat gjeografike dhe të karakteristikave gjeomorfologjike të zonës ku parashikohet të shtrihet projekti (Topografia, gjeologjia burime natyrore, biodiversiteti etj.)

b. Material fotografik i realizuar gjatë kryerjes së proceseve arkeologjike në terren.

c. Planvendosja e zonës ku zhvillohet projekti me koordinata sipas sistemit koordinativ shqiptar, ku të jetë evidentuar qartë njolla e projektit zhvillimor

Në fund të studimit subjekti duhet që të bëjë edhe rekomandimet e veta pas çdo konstatimi që has në terren.

Koha e zbatimit të projektit është 90 ditë ndërsa fondi limit vënë në dispozicion është 25.6 milionë lekë./Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rindërtimi, investimet dhe rritja ekonomike

‘Themelet’ mbi të cilat u ngrit buxheti 2020

Ahmetaj: Qeveria ka marrë përsipër të ndërtojë shtëpitë

“Askush s’të jep ndihma dhe grante po nuk pate besimin e tyre”

Mblidhet Komiteti Ndërkombëtar i Rindërtimit

“Problem i madh është financimi i gjithë operacionit”


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin