11.09.2020 - 11:32
Dy punonjëse të një banke dhe një punonjëse e bashkisë janë infektuar në Elbasan me COVID-19.
Dy punonjëset janë në të njëjtën bankë në Elbasan, ndërsa punonjësja e bashkisë është pjesë e zyrës së financave.
Të infektuarat janë karantinuar në banesat e tyre dhe nuk kanë shfaqur simptoma të rënduara apo problematike për shëndetin e tyre.
Hetimi epidemilogjik aktualisht po vijon për kontaktet e tyre, ku u është bërë tamponi dhe janë në pritje të përgjigjeve.