MENU
klinika

Mbyllet rektorati dhe departamenti i Biologjisë

3 të prekur me COVID19 në Universitetin e Vlorës

21.09.2020 - 10:22

Universiteti Ismail Qemali në Vlorë ka mbyllur katin e parë dhe të dytë.

Kjo për shkak se janë konfirmuar tre raste me koronavirus në këtë universitet.

Mësohet se është mbyllur rektorati dhe departamenti i Biologjisë pranë këtij universiteti.

Ndërkohë që 10 persona të tjerë janë karantinuar deri në mbërritjen e përgjigjes së tamponit.