MENU
klinika

Arritja

Së shpejti robotët do të mbledhin edhe lulelakra!

21.09.2020 - 20:00

Puna e korrjes së lulelakrave një ditë mund të bëhet nga duart mekanike të robotëve falë bashkëpunimit mes shkencëtarëve dhe prodhuesit të mirënjohur francez të perimeve Bonduelle.

Fieldwork Robotics, një ekip prapa robotëve të parë që vilnin dredhëza, po dizajnon një makinë për një bashkëpunim tre vjeçar të lansuar gjatë ditës së sotme.

Prototipi i hershëm i tij veçse ekziston.

“Ai funksionon në ambient laboratori, ku vendosim shumë krerë të lulelakrave me radhë,” tha Rui Andres, shefi ekzekutiv i Fieldwork. Roboti udhëzohet nga censorët dhe nga kamerat 3D dhe përdoron makina mësuese, një formë e inteligjencës artificiale, shkruan The Guardian.

Bonduelle do të ofrojë informacionin e duhur për perimet në fjalë dhe për kushtet e korrjes, e po ashtu edhe qasjen nëpër ara.

Fieldwork Robotics do të mbledh të dhëna nëpër algoritmat e kompiuterëve që do të fuqizojnë krahët robotikë. Testimet në ara pritet të nisin në fillim të 2022-s.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”