MENU
klinika

Shtypi francez më 1912

Gjenocidi ndaj shqiptarëve: 900 burra, gra dhe fëmijë të vrarë…

27.09.2020 - 12:01

        Shtypi francez i ka kushtuar një vemendje të veçantë pushtimit të Plavës nga forcat malazeze në tetor të 1912, rrëfimin e të cilit, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Vjenë, 19 tetor. – Malazezët duan të bombardojnë Taraboshin nga tre anët dhe po përgatisin sulmin për nesër.

Plava u mor sot, pas një mbrojtje kokëfortë të shqiptarëve, 900 prej të cilëve ranë (u vranë). Gratë dhe fëmijët shqiptarë morën pjesë në mbrojtje. Humbjet e malazezëve janë gjithashtu të konsiderueshme.”

“Malazezët kanë marrë Plavën dhe Gucinë (ku u zhvillua një përleshje disa ditë më parë). 900 shqiptarë myslimanë thuhet se kanë rënë duke mbrojtur Plavën. Dy qytetet e marra (të pushtuara) janë në lindje të Malit të Zi, në veri të Shkodrës.”

“Malazezët janë ende duke bërë përpjekje të mëdha për të pushtuar Taraboshin dhe Shkodrën (ushtria e Jugut, nën urdhrat e gjeneralit Martinoviç).


Ushtria e Veriut, e komanduar nga gjenerali Vukotiç, pushtoi Plavën më 19 dhe Gucinë më 20.

Gucia, në jug të liqenit të Plavës, ka 4.000 banorë. Ky qytet iu dha malazezëve në 1878 nëpërmjet Traktatit të Berlinit dhe ata e shkëmbyen atë me një territor tjetër në 1880.

Qyteti i Plavës u mbrojt me kokëfortësi nga shqiptarët, burrat, gratë dhe fëmijët që humbën gati 1.000 prej të tyreve. Malazezët u gjetën gjithashtu në vështirësi të madhe.

Luftimet në këto rajone malore, midis fiseve të ashpra, kanë një karakter të veçantë dhune.”

“Podgoricë, 21 tetor. – Pushtimi i Gucisë u parapri nga ai i Plavës, pas një mbrojtje kokëfortë të shqiptarëve, 900 prej të cilëve u vranë. Gratë dhe fëmijët shqiptarë morën pjesë në mbrojtje. Humbjet e malazezëve janë gjithashtu të konsiderueshme.”

“Nga Cetinje: Pushtimi i Plavës ishte shumë i përgjakshëm; 900 shqiptarë u vranë, midis tyre gra dhe fëmijë, të cilët, u gjetën me armë në dorë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’