MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A duhet të ushqehet me gji fëmija nëse nëna është me Covid-19?

20.09.2020 - 07:12

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A duhet të ushqehet me gji fëmija nëse nëna është me Covid-19?

Mjeku: Gratë me COVID-19 mund të ushqejnë foshnjat me gji.”

Po çfarë duhet të kenë kujdes gratë që duan të ushqejnë bebet e tyre gjatë kësaj periudhe?

Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli;

Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben;

Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe;

Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura.

Nuk duhet shmangur ose ndaluar ushqyerjen me gji, ndaj një grua me COVID-19 duhet të mbështetet për:

Ushqyerjen e sigurt me gji;

Mbajtjen e të porsalindurit të saj në kontakt me lëkurën;

Mbajtjen e fëmijës afër saj në të njëjtën dhomë.

Këto rregulla ndryshojnë shumë me këshillat e dhëna vitet e kaluara. Jemi në një situatë aspak të zakontë dhe natyrisht masat janë të pazakonta. Ajo që mbetet të bëjmë është të kemi kujdes dhe të tregohemi të përgjegjshëm për veprimet tona për të shmangur çdo problem të mundshëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN