Reagimi ndërkombëtar ndaj helmimit të udhëheqësit rus të opozitës, Alexei Navalny, ka qenë i duhuri. Por përshkrimi i aktit nga Gjermania si “befasues” ishte jo shumë i përshtatshëm.
Shumë pak u habitën kur Berlini konfirmoi të mërkurën se ishte përdorur një agjent nervor Novicok, duke e lidhur sulmin me nivelet më të larta të shtetit rus, megjithëse Moska e ka mohuar përfshirjen.
Navalny po trajtohet në Gjermani dhe mbetet i sëmurë rëndë.
Pyetja është se çfarë vjen pas kësaj. Gruaja e policit britanik, i cili pothuajse vdiq pasi hetoi helmimet në Salisburi 2018 tha: “Veprimet flasin më shumë se fjalët”.
Sulmi ndaj Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, e cila çoi në vdekjen e një gruaje britanike, Dawn Sturgess, nxiti perëndimin në një veprim të përbashkët diplomatik, me 20 vende që kryen një dëbim masiv të diplomatëve rusë të pretenduar se ishin spiunë. Por ai pati një efekt të vogël të dukshëm.
Angela Merkel të mërkurën, tha se sulmi ishte, pa dyshim, një vrasje në tentativë, e cila paraqiti “pyetje shumë serioze që vetëm qeveria ruse mund të përgjigjet, dhe duhet të përgjigjet”. Por ajo ishte gjithashtu e vendosur që Gjermania do të vazhdojë me tubacionin Nord Stream 2, i cili mund të dyfishojë sasinë e gazit të sjellë në Evropë nga Rusia.
Navalny kishte sugjeruar që veprimi për të frenuar Rusinë duhet të synonte ata që kanë lidhje të ngushta me Putin, përfshirë Londrën. Në Mbretërinë e Bashkuar, legjislacioni i stilit Magnitsky dhe urdhrat e pashpjegueshëm të pasurisë i japin qeverisë mundësi të reja.
Raporti i vonuar prej kohësh i Rusisë, i publikuar përfundimisht në korrik, zbuloi se qeveria britanike dhe agjencitë e inteligjencës nuk arritën të bënin ndonjë vlerësim të duhur të përpjekjeve të Kremlinit për të ndërhyrë në referendumin e Brexit 2016. Partia Konservatore ka marrë më shumë se 3 milion £ nga donatorë të pasur Sovjetik, shumë prej tyre me lidhje të ngushta me Putin dhe një qeveri e Brexit dëshiron të maksimizojë investimet e huaja.
Për çudinë e askujt, megjithëse Shtëpia e Bardhë e ka komentuar helmimin, Donald Trump jo. Presidenti amerikan ishte i pakënaqur me përmasat e dëbimeve të vitit 2018. Ai ende nuk e ka akuzuar Vladimir Putin lidhur me raportet e inteligjencës se Rusia u dha shpërblime Talibanëve për sulme fatale ndaj trupave amerikane në Afganistan.
Ajo që është e sigurt është se ndërkohë që Kremlini përballet me pak ose aspak kosto për ndërhyrjen në demokracitë e huaja, ai do të mund të veprojë pa u ndëshkuar brenda kufijve të vet.
Të tjerët nuk mund të pretendojnë se janë të befasuar nga rezultatet.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al