MENU
klinika

“Disa s’duan bonusin e qirasë, qëndrojnë në çadra”

Ahmetaj flet për ‘familjet e harruara’: Shtëpitë do u rindërtohen!

24.09.2020 - 20:58

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 i është përgjigjur me dokumente akuzave të opozitës për familjet e harruara.

Ahmetaj sqaron se shumë familje nuk lëvizin nga shtëpitë e tyre dhe rrinë në çadra sepse s’duan të lëvizin për arsyet e tyre.

Ai thotë se shtëpitë të gjithëve atyre ankohen do u ndërtohen dhe janë të përcaktuara me dokumente se ku.

Janë 100 milionë dollarë gati. Urdhëro qytetarëve. Ore thua jemi para një viti elektoral? Mirë mo, ne e porositëm tërmetin? I thamë tërmetit hajde?

Jo, jo. Nuk do arrinim dot as për 3-4 vite sepse janë 27 mijë familje shtëpi më shtëpi. Projektin e suvatimit të murit do bësh? Atë e bën qytetari me një profesionist.


9.4 miliardë që të jem korrekt. Janë grantet. Shtëpi që nuk rrëzohen por meremetohen. Në gjithë këtë proces, janë qytetarë që janë në padurim. është gjëja më normale, që të duan të ecin më shpejt. Pavarësisht sa kemi ecur ne.

Akuza është në Krujë, jetojnë në një konteiner shumë të vogël me 5 pjestarë, thotë Indriti. Fakti, është përfitues i programit, dhe do i rindërtohet në Krujë. Kjo është akuza. Vijmë te dokumentet. Ja ku e ke Indrit Sami Primi. është vlerësuar. I është ofruar bonusi i qirasë. Një pjesë e mirë nuk duan të lëvizin, dhe rrinë në çadra.

Akuza, s’ka marrë përgjigjie për rindërtimin e shtëpisë. Selman Mirdita. Fakti po trajtohet me bonus qiraje. Shtëpia i ndërtohet në Thumanë. Ja vlerësimi, DS4. Ja Selman Mirdita. Edhe nr/telefoni, edhe rruga etj. Ankohet mirë, pse ankohet.
Andon Shota. Ja ku e ke, çadër në kushte të vështira. Nuk e kam ofruar bonusin e qirasë. Do i rindërtohet shtëpia në sajtin e ri në Krujë.

E drejta e tij mos lëvizë nga shtëpia dhe rri në çadër, se kanë toka e bagëti”– tha Ahmetaj.