MENU
klinika

Ja ç'thotë policia

Aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin, në pranga autori

18.09.2020 - 10:00

Është identifikuar dhe kapur drejtuesi i mjetit i cili aksidentoi per vdekje një 24-vjeçar në fshatin Qenas të Fierit i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga vendgjarja.

Pas punës së autoriteteve për zbardhjen e rrethanave  dhe dokumentimin e ngjarjes të ndodhur në fshatin Qenas ku mbeti i vdekur shtetasi Q. M., 24-vjeç,  arritën të identifikojnë autorin bashkë me mjetin ” Fiat Punto ” i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja.

Shtetasi me iniciale K.M., 28 vjeç u arrestua për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor ” dhe ” Largim nga vendi i aksidentit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimi I TPL-së i njëjtë me automjetet e tjera, në shtet paguajnë taksa më të larta

“Makinat e luksit”, më shumë dëmshpërblime në rast aksidenti