MENU
klinika

"Periudha më e vështirë që kam përjetuar"

Aktori më i paguar në botë: E kalova koronavirusin familjarisht

03.09.2020 - 10:58

Dwayne “The Rock” Johnson ka njoftuar se e ka kaluar koronavirusin së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij të vogla.

Aktori më i paguar në botë tha se u prekën nga Covid-19 para 3 javësh, pavarësisht se ka qenë shumë i kujdesshëm.

Dwayne Johnson: Dwayne 'The Rock' Johnson says he and his family had tested  positive for Covid-19, have now recovered - The Economic Times

“Tashmë e kemi kaluar dhe falë Zotit jemi mirë. E morëm nga disa miq shumë të afërt të familjes, të cilët nuk e dinin se kishin virus. Ka qenë një nga periudhat më të vështira që kemi kaluar si familje”, shprehet Johnson në një video të publikuar në profilin e tij në Instagram.

“Të dalësh pozitiv me koronavirus është ndryshe nga një dëmtim i keq ose të mos kesh të ardhura. Më besoni, ka pasur shumë momente që kam qenë trokë”, shtoi aktori i famshëm.