MENU
klinika

Çfarë pritet të diskutohet?

Ambasadorët zbarkojnë në PD, takim me kryedemokratin Basha

15.09.2020 - 14:43

Pak minuta më parë në Partinë Demokratike kanë mbërritur zv.ambasadorja e SHBA Leyla Moses-Ones dhe diplomatët Soreca e Norman për tu takuar me kryetarin e Partisë Demokratike.

Pritet që në takimit t’i bashkohet nga momenti në moment ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ndërsa sipas njoftimit, të pranishëm do të jenë dhe Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili.

Çështja kryesore në bisedime mendohet të jetë përgatitja për zgjedhjet e 25 prillit dhe mos arritja e dakordësisë mes palëve dje në Këshillin Politik për implementimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.