MENU
klinika

Çfarë pritet të diskutohet?

Ambasadori gjerman shkon në selinë blu, takim me kryedemokratin Lulzim Basha

18.09.2020 - 09:40

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, po zhvillon këtë paradite një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lajmi bëhet i ditur për“BalkanWeb ku theksohet se takimi po zhvillohet në selinë e PD.

Nuk dihen arsyet e këtij takimi mes ambasadorit Zingraf dhe kryedemokratit Basha, por kujtojmë se ditët e fundit janë rikthyer përplasjet politike në Këshillin Politik, pasi opozita kërkon lejimin e koalicioneve parazgjedhore dhe hapje 100% të listave, kërkesa këto që nuk pranohen nga mazhoranca socialiste.