MENU
klinika

Vendi i parë në botë që rikthen izolimin

Analiza/ Izraeli në karantinë 3 javore

18.09.2020 - 15:20

Rritja e madhe e numrit të të infektuarve bëri që Izraeli të kthehej në karantinë. Të dielën e kaluar qeveria vendosi se vendi duhet të izolohej përsëri si një masë për të parandaluar përhapjen e Covid-19, duke u bërë kështu vendi i parë në botë që rikthehet në karantinë.

Sipas të dhënave nga autoritetet shtetërore, shtetasit do të qëndrojnë për 3 javë në karantinë dhe shtetasit nuk duhet të largohen më shumë se 500 metra nga shtëpia e tyre. Deri më tani të dhënat nga qendra Johns Hopkins që shqyrtin rastet e infektimit dhe të vdekjeve të Covid-19, kanë vdekur 1.108 njerëz, ndërkohë që ka edhe 153,759 të infektuar.
Ndërkohë të dhënat tregojnë gjithashtu se Izraeli është vendi i dytë në botë që ka numrin më të lartë të të infektuarve në raport me banorët.

“Qeveria ka vendosur të zbatojë një mbyllje të plotë trejavore me mundësi të zgjatjes së kësaj mase”, ka deklaruar kryeministri Benjamin Netanyahu, në fjalimin që mbajti.

Në këtë vend gjithcka u kthye si në karantinë edhe për shkollat, restorantet, baret dhe bizneset e tjera. Mediat izraelite kanë bërë me dije gjithashtu se edhe sektori publik do të ketë fuqi puntore të kufizuar.

Autoritetet izraelite e kanë cilësuar karantinën si të vetem zgjidhje momentale, e sipas Ministrit të Shëndetësisë në Izrael, Yuli Edelstein nuk kishte asnjë alternativë tjetër.

Kryeministri Netanyahu, njoftoi bllokimin pasi rastet e koronavirusit u rritën javën e kaluar, duke arritur një rekord prej 4,217 rastesh të reja në 24 orë të enjten, ditën e tretë me radhë me më shumë se 4,000 raste të reja të regjistruara. Ndërkohë, numri i pacientëve në gjendje të rëndë është rritur në mënyrë të vazhdueshme, me 513 rasteve të rënda dhe 138 pacientë në intubim.

Ndërkaq ajo që ka nxitur debat në mediat izraelite është se nga izolimi do të përjashtohen ceremonitë fetare.
David Kantozi, pjesmarrës i Komunitetit Shqiptaro-Hebraik në një deklaratë për mediat ka thënë se ekspertët dhe qytetarët në Izrael janë kundër izolimit. Ndërsa sipas tij shkaktarë për rritjen e shpejtë të rasteve mendohet të jetë rihapja e shkollave dhe universiteteve. Kantozi shpjegon se vendimi për rikthimin e karantinës ka shkaktuar protesta, të cilat gjtihashtu kanë kontribuuar për rritjen e rasteve me Covid-19.

Prej kohësh tashmë OBSH ka njoftuar se shifrat e Covid-19 po rriten kudo në botë, ndërkohë që asnjë nga kompanitë farmaceutike nuk ka arritur në asnjë vaksinë të mundëshme për virusin e ri.

Drejtori i përgjithshëm i OBSh-së, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në selinë e organizatës në Gjenevë të Zvicrës tha para pak ditësh se “çdo ditë arrihet në një rekord të ri të frikshëm”.

Ai deklaroi se janë rregjistruar më shumë se 8,8 milion raste të infektuarish dhe më shumë se 465 mijë vdekje.
“Të gjitha vendet përballen me një ekuilibër delikat midis mbrojtjes së njerëzve të tyre dhe minimizimit të dëmeve sociale dhe ekonomike. Kjo nuk është një zgjedhje midis kushteve të jetës dhe mbijetesës. Vendet mund t’i bëjnë të dyja (njëkohësisht)”, deklaroi drejtori i OBSh-së.

  • Po në Shqipëri çfarë po ndodh?

Edhe vendi ynë gjatë dy muajve të fundit është përballur me një situatë aspak të mirë të gjendjes së virusit. Në këto dy muaj kemi pasur infektime dhe vdekje sa nuk kemi pasur gjatë fillimit të epidemisë.

Pothuajse për 2 muaj rrjesht në shifrat e Shqipërisë, shihet një nivel i qëndrueshmë i rasteve ditore qoftë në infektime, qoftë edhe në vdekje.

Ndërkohë ekspertët e Shëndetit Publik në vendin tonë, mendojë se karantina nuk është një zgjidhje e mundëshme, ashtu si kanë deklaruar edhe autoritetet. Ndërkohë këtë të hënë në vendin tonë u hapën shkollat dhe siç ka ndodhur që nga fillimi i epidemisë, autoritetet kanë bërë thirrje edhe një herë që të respektohen masat anti-Covid.

Hapja e shkollave në çdo vend është cilësuar si një rrezik që ka pasur pasojat e veta dhe është një proces që do një menazhim më të madh të situatës.

Në një komunikim me Institutin e Shëndetit Publik dhe ka marrë përgjigjen se gjatë periudhës Tetor-Nëntor do të përmbushet premtimi për vaksinimimin anti-grip të fëmijëve dhe mësuesve, një mënyrë mbrojtje për Covid-19, por ndoshta kjo është një kohë e largët.

Ndërkohë është thënën vazhdimisht se në shkollat shqiptare janë marrë të gjitha masat, por efektët e këtij veprimi do të na duhet t’i shohim pas dy javësh.