MENU
klinika

Superliga e Kosovës, Java 3

Arbëria surprizon për herë të tretë, merr kreun

25.09.2020 - 16:56

Ekip i ri, plot surpriza dhe ambicie. Arbëria në Superligën e Kosovës për të tretën javë radhazi ka surprizuar, sot duke fituar 3-0 në fushën e Besës së Pejës. Pasi fitoi në start 2-0 në fushën e Trepça ’89 dhe barazoi 1-1 me Prishtinën, sot Arbëria mori edhe 3 pikë të tjera dhe udhëheq.

Të tre golat i shënoi në pjesën e dytë. Me të nisur ky fraksion, Llugiqi u jep avantazhin miqve. Kur pritej reagimi i vendasve, janë sërish kuqezinjtë e fshatit Dobrajë të Lipjanit që realizojnë. Është ish-futbollisti i Partizanit, Labinot Ibrahimi, që i jep Besës goditjen e dytë në minutën e 70’.

Në fund të ndeshjes ka edhe një gol të tretë, i nokautit për vendasit. Kashtanjeva nuk fal për 0-3. Arbëria merr kreun, ndërsa Besa e Pejës mbetet në fund pa anjë pikë, duke u bërë kështu pretendentja kryesore për të rënë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN