MENU
klinika

Champions League

Autogol, gol dhe shqiponjë, Uzuni eliminon Dinamo Zagreb

16.09.2020 - 19:54

Nata e Myrto Uzunit në Champions League. Sulmuesi shqiptar i Ferencvaros të Hungarisë ishte protagonist absolut. Ekipi i tij kaloi në avantazh që në minutën e dytë kundër Dinamo Zagreb, por kroatët barazojnë në minutën e 23-të.

Pikërisht Uzuni realizoi autogol të pafat me dorë. Por sulmuesi i Kombëtares shqiptare  ka shlyer gjithçka, teksa në minutën e 65-të, ka tundur rrugën e rrjetës, pas një shpërthimi fantastik nga mesfusha, duke kaluar në avantazh 2-1 skuadrën hungareze.

Në momentin e golit, Uzuni nuk ka nguruar të festojë me shqiponjë, duke bashkuar duart. Gol me shumë peshë, pasi Ferencvaros kualifikohet për në fazën tjetër, duke eliminuar Dinamo Zagreb.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Transferimi i sulmuesit të Kombëtares

Ikën nga Kroacia, ja ku firmosi Myrto Uzuni