MENU
klinika

A ka shpresë?

Ballkani në krizë demografike: Përse emigrojnë shqiptarët?

03.09.2020 - 16:50

Europa juglindore është një paradox. Problemet e shumta të rajonit detyrojnë shumë të rinj të talentuar të largohen nga vendi. Pa këta të rinj të talentuar, rajoni është gjithmonë e më larg arritjes së pjesës tjetër të Europës dhe prosperitetit. Në të gjithë Ballkanin popullsia po ulet, po plaket dhe nese kjo nuk ndryshon, akoma edhe më shumë do të largohen.

Pavarësisht faktit se matjet demografike në Ballkan janë sfidë më vete, diçka mund ta themi me siguri: popullsia e cdo shteti në Ballkan po zvogëlohet për shkak të emigrimit dhe lindshmërisë së ulët.

Sipas projektimeve aktuale, Shqipëria do të ketë 26% më pak njerëz ne 2050 sesa kishte ne 1990 (shiko grafikun). Rajoni i Europës juglindore është ndër rajonet me lindshmërinë më të ulët në botë. Gratë Boshnjake lindin mesatarisht 1.3 femijë, Kroatet 1.4 dhe ato Shqiptare 1.7. Kosova, ka moshën mesatare më të re në rajon, 29 vjec, dhe lindshmëri më të lartë, 2.0 (thuajse e mjaftueshme për të mbajtur popullsinë konstate), por gjithësesi edhe në Kosovë, ky trend ka vite që është në ulje

Ka pak qytete në rajon të cilat po shohin rritje të popullsisë dhe një ndër to është Tirana. Kryebashkiaku Veliaj shprehet se Tirana pret një influks prej 25,000 personash cdo vit. Gjithësesi, kjo situate është përjashtim nga trendi i qyteteve të tjera të rajonit.

Në terma afatshkurtër, qeveritë nuk e shohin si problem emigrimin sepse ul papunesine dhe rrit remitancat nga jashtë. Por, në terma afatgjate, kombinimi i emigrimit të menjëhershëm dhe të shpërndarë, si dhe lindshmërisë së ulët është formulë për rezultate shkatërruese. Greqia, Italia dhe Spanja apo vende të tjera të Europes perëndimore kanë gjithashtu lindshmëri të ulët. Por, ndryshe nga vendet e Ballkanit, tërheqin shumë emigrant dhe si rrjedhojë nuk ka rënie të popullisë. Në Europën Qëndore dhe jugore, diçka e tillë ndodh veten në Poloni, ku më shume se 1milion Ukrainas kanë mbushur hapësirat e tregut të punës që kanë lene emigrantët polak.

Në vendin tonë, opozita sulmon qeverinë se rreth gjysmë milioni njerëz kanë lenë vendin vitet e fundit. Gjithësesi pavarësisht situatës, duhet të kuptojmë që kjo statistikë është kryesisht fantazi elektorale, sepse qindra mijëra të tjerë kthehen sërish, ose janë emigrantë “qarkullues” të cilët ikin dhe vijnë për periudha të shkurtra pune. Pse dikush duhet të punojë në lokalet e jugut gjatë verës, kur fare mirë mund të punojë në ato të italiane apo gjermane apo krociere dhe të paguhet minimalisht dyfish? Një fenomen i tillë e dëmton akoma më tepër tregun e punës. Shkurtim në tregun e punës, do të thotë rritje të rrogave e cila dëmton shumë industri, të cilat jo vetëm që e kanë të vështirë të gjejnë forcën punëtore për të cilën kanë nevoje, por tashmë, edhe kur e gjejnë nuk do të mund ta përballojnë më financiarisht.

A ka shpresë?

Si mund ta zgjidhim ketë problem? A ka shpresë apo është një kauzë e humbur?

Pse emigrojnë njerëzit? Nuk janë vetëm paratë, njerëzit nuk emigrojnë më vetëm për të mbijetuar. Është edukimi, shëndetësia, siguria dhe sherbimet,- së fundimi po aq i rëndrsishme është bërë dhe fakti që njërëzit kanë humbur shpresën që një ditë do të mund të jetojnë në shoqëri normale, demokratike dhe sa më pak të pakorruptuara që të jetë e mundur.

Ndërkohë që vendi zhvillohet dhe pasurohet, një pjesë ë madhe e popullsisë ka jetuar jashtë tij për një periudhë kohe të caktuar, dhe kërkojnë të njëjtin standard jete perëndimor të vendit ku kanë jetuar. Për një vend si Shqipëria, i cili ka relativisht një kohë të shkurtër që ka dal nga diktatura shkatërruese, gjërat padyshim kanë ndryshuar shumë shpejt, por për brezin e ri post-diktaturë ky ndryshim nuk mjafton. Ata janë ende shumë larg jetës që mund të kishin në vendet më të zhvilluara dhe pritshmërive të tyre.

Shtetet nuk mund të zhduken, por mund të plaken, që do të thotë do vazhdojnë të jenë me të varfër se ato perëndimore. Nëse vendet e tjera të Ballkanit dhe Shqipëria do të ishin vende të pasura si Japonia, atëherë kjo situatë e emigrimit masiv nuk do të ishtë kaq e rrezikshme dhe sigurisht do të të kishte më shumë hapësira për kontroll te situatës. Realiteti jonë dhe i rajonit është larg atij të Japonisë, trendet duken aspak premtuese dhe kjo situatë kërkon vemendje të menjëherëshme dhe nuk mund të injorohet më.

Zgjidhja e situatës është parimisht fare e thjeshtë: qeveritë duhet të bëjnë vendë të jetueshme.

Praktikisht ka nevojë për ide dhe mbi të gjitha për veprime, jo vetëm prej qeverive të vendeve që po përjetojnë situatën, po të të gjithë Europës, para se dëmet të jenë te pariparueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës

"Po rritet frika se virusi përhapet tek njerëzit..."

ANALIZA: Pse në Evropë po rikthehet hija e izolimit?

Projeksioni i dhimbshëm për Shqipërinë

“Po plaken, po vdesin, po largohen”