MENU
klinika

Dezinfektimi para hapjes së shkollave

Bashkitë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës kërkojnë fonde shtesë

03.09.2020 - 08:30

Bashkitë e verilindjes, ku bëjnë pjesë Kukësi, Hasi dhe Tropoja po përballen me vështirësi financiare në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Qeveria ka nxjerr udhëzime të reja për protokollin e sigurisë ndaj COVID-19, por nuk i ka shoqëruar ato me fonde shtesë për vendorët. Përfaqësuesit e bashkive i bënë të ditura problematikat gjatë një takimi me Prefektin e Kukësit.

“Bashkia e Hasit ka dezinfektuar objektet shkollore të paktën dy here, por sipas udhëzime të ministrisë shkollat duhet të dezinfektohen të paktën 1 herë në 20 ditë. Bashkia e Hasit e ka të pamundur e kemi konsumuar fondin prej 1.2 mln leke reja, ndaj kërkojmë që këto udhëzime të shoqërohen me fonde të veçanta, specifike”, tha Flamur Thaçi, n/kryetar i bashkisë Has.

Përpos dezinfektimit bashkitë gjenden në vështirësi edhe për furnizimin me ujë të shkollave apo mirëmbajtjen e tyre.

“Kemi disa probleme, si furnizmin me uje ne dy shkolla dhe lyerjen ne shkollenAli Podrimja”, shprehet Abedin Kernaja n/kryetar Tropojë.

Në Qarkun e Kukësit janë rreth 140 objekte shkollore dhe parashkollore, një pjese e të cilave të amortizuara dhe jashtë standardeve për nisjen e vitit të ri shkollor, sidomos këtë vit kur kërkohet më tepër të ruhet distanca dhe higjiena në shkolla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S'jam nga ato që kanë shtëpi në Holandë e që kapin 4 vila për 6 muaj!"

‘U kurua në Turqi?’ Veliaj flet pas shërimit dhe jo vetëm për Covidin