MENU
klinika

Superkupa e Europës

Bayern Munchen dhe Sevilla masin forcat në shtesë

24.09.2020 - 22:04

Bayern Munchen dhe Sevilla e kanë mbyllur në barazim 1-1 kohën e rregult prej 90 minutash në Superkupën e Europës, që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Sevilla ka kaluar përpara në avantazh me penalltinë e Ocampos, teksa Rakitic fitoi 11-metërsh për faull të Alaba. Një avantazh që u duk se spanjollët do të dominonin ndaj bavarezëve.

Por Bayern Munich ka gjetur golin e barazimit 1-1 me Leon Goretzka në minutën e 34′. Kaq ka përfunduar pjesa e parë dhe i gjithë takimi në fakt, kur në të dytën i është anuluar një gol Lewandowskit.