MENU
klinika

Bundesliga, java 2

Bayern Munchen turpërohet pas 23 fitoreve

27.09.2020 - 16:36

Bayern Munchen është mposhtur pas 23 fitoreve radhazi. Ishte Hoffenheim që i dha goditjen sot pas fitores 4-1 në shtëpi. Një humbje që nuk ndikon te kampionët, por që vjen në një moment jo të duhur.

Skuadra e Hansi Flick e nisi menjëherë më dush të ftohtë pasi vendasit realizuan dy herë me Bicakcic dhe Dabbur, por Kimmich u duk sikur ktheu pak ndeshjen me atë gol në pjesën e parë që rindezi shanset për përmbysje…

Por, në 45′ e dyta, Kramaric u ngjit në katedër dhe një mbrojtje skandaloze me Pavard sigurisht më të dobëtin bënë që të shënonte dy gola, në aksion dhe penallti në fund, për pokerin që mbylli ndeshjen.