MENU
klinika

Mposht Sevillan

Bayern nuk ndalet, merr edhe Superkupën e Europës

24.09.2020 - 22:38

Bayern Munchen merr edhe Superkupën e Europës. Një sukses me vuajtje, që është vendosur në kohën shtesë, por me shumë vlera për bavarezët, që nën drejtimin e Fick marrin trofeun e katërt këtë sezon.

Sevilla ka kaluar përpara në avantazh me penalltinë e Ocampos, teksa Rakitic fitoi 11-metërsh për faull të Alaba. Një avantazh që u duk se spanjollët do të dominonin ndaj bavarezëve.

Por Bayern Munich ka gjetur golin e barazimit 1-1 me Leon Goretzka në minutën e 34′. Kaq ka përfunduar pjesa e parë dhe i gjithë takimi në fakt, kur në të dytën i është anuluar një gol Lewandowskit.

Ekipi gjerman luajti më mirë në shtesë dhe u shpërblye me gol në minutën e 104′ me anë të Javi Martinez. Spanjolli është i larguar nga skuadra gjermane, por me një goditje me kokë pas reagimit të dobët të portierit gjen rrjetën për 2-1. Bayern triumfon sërish.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN