MENU
klinika

Dalin pamjet nga xhirimet e klipit!

Bebe Rexha gati këngën me super reperen amerikane!

25.09.2020 - 15:44

Bebe Rexha është duke na sjell një këngë surprizë me Doja Cat dhe mendohet se kënga do të titullohet ‘Baby I’m Jealous’.

Dy yjet me famë botërore u panë të mërkurën në skenë ndërsa ishin veshur me veshje të veçanta të frymëzuara nga vitet ‘70.

Shqiptarja është fotografuar me një jumpsuit argjendi me një rrip të bardhë në formë luleje dhe një jakë diamanti.

Në sheshxhirim ishte edhe i dashuri i shqiptares, kineasti Keyan Safyari.

Dyshja u shfaqën për herë të parë bashkë të kapur përdore në muajin mars, por askush nuk dinte asnjë detaj për partnerin e Bebes. Kjo është romanca e parë që këngëtarja e bën publike.

Bebe është filmuar duke u mbuluar me një pallto të zezë ndërsa pinte kafe.

Deri tani nuk ende një datë publikimi, por mezi po presim të shohim se ç’ka gatuar dyshja.