MENU
klinika

Nën ritmet e çiftelisë

Bebe Rexha ‘prezanton’ versionin shqiptar të këngës së saj hit

24.09.2020 - 12:43

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret me prejardhje shqiptare që gëzon famë në gjithë botën.

Ajo është shumë aktive në industrinë e muzikës, duke publikuar gjithmonë projekte të reja muzikore.

Por edhe pse është largur e vogël drejt SHBA, Bebe Rexha asnjëherë nuk ka ngurruar të tregojë haptas prejardhjen e saj, madje është krenare për të.

Ajo ka ndarë së fundmi një video duke kërcyer me tezen e saj këngën “Say my name” të përshtatur me çifteli.

Bebe ia ka hedhur valles, duke sjellë një version krejt tjetër të këngës së saj të famshme.