MENU
klinika

Pandemia ka vonuar përgatitjet

Bizneset në Angli “luten” për një Brexit me marrëveshje

27.09.2020 - 10:30

Pothuajse gjysma e kompanive britanike kanë paralajmëruar se përgatitjet e tyre për Brexit janë goditur nga pandemia, pasi udhëheqësit e biznesit kërkuan një kompromis për të arritur një marrëveshje tregtare dhe për të shmangur kaosin në kufi.

Ndërsa fillon një javë vendimtare e bisedimeve, më shumë se tre të katërtat e bizneseve (77%) thanë se dëshironin një marrëveshje, sipas një studimi nga Konfederata e Industrisë Britanike. Vetëm 4% e bizneseve thanë se preferonin një rezultat pa marrëveshje. Mbështetja për një marrëveshje rritet në 86% midis kompanive të shpërndarjes dhe 83% të prodhuesve.

Ndërkohë, nuk ka asnjë shenjë mes liderëve të Britanisë dhe të BE-së se ato do të dakordësojnë një marrëveshje tregtare, me Boris Johnson që madje ka paralajmëruar se është i gatshëm ta kryejë Brexit pa marrëveshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk besoj se do të ratifikohet një marrëveshje"

Projektligji postBrexit kërcënon marrëveshjen tregtare


Nga Russian Today/ Banka i kthejnë shpinën industrisë së naftës

Tranzicioni global i energjisë rrezikon miliarda dollarë

Nga The Economist/ Mundësitë e kursimtarëve

Dilema të kursesh apo të shpenzosh?

Kur pritet të jetë në qarkullim?

Evropa drejt euros digjitale