Kryeministri Edi Rama bën me dije se brenda pak ditësh do të përfundojë ujësjellësi i ri në Këlcyrë.
Ai thotë se prej 40 vitesh nuk ishte investuar në këtë rrjet, teksa tashmë 6 mijë e 600 banorë të Këlcyrës do të kenë 24 orë ujë të pijshëm në ditë.
Ujësjellësi i Këlcyrës është një nga shumë të tillë që Rama ka premtuar për shumë qytete të Shqipërisë.
STATUSI NGA EDI RAMA
KANTIERI I UJIT në Këlcyrë përfundon brenda pak ditësh duke përmbyllur kështu 100% infrastrukturën e ujësjellësit për Këlcyrën.
Në 2019, me Lotin 1 përmbyllëm sistemin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit.
Finalizimi i Lotit 2, me 3 kaptazhe të reja në burim dhe 18 km linjë dërgimi transformon një infrastrukturë tërësisht të degraduar të ndërtuar në vitet 1980 dhe pa asnjë investim në këto 40 vite.
24 ORË ujë të pijshëm e me cilësi për 6600 banorët e Këlcyrës, që bashkëjetojnë me Parajsën e 1001 burimeve